Osmani: E nderuar që përfaqësova Kosovën në GJND

Osmani: E nderuar që përfaqësova Kosovën në GJND

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kujtoi 10-vjetorin e shpalljes së vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare.

Pjesë e ekipit që përfaqësonin Kosovën ishte edhe Osmani, për të cilin tha se ishte nder për të, njofton Insajderi.

“10 vjet më parë, GJND vendosi që shpallja e pavarësisë nuk ishte në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. E kisha për nder të isha pjesë e ekipit që përfaqësoi Kosovën që iu dha një përgjigje të gjithë atyre që kishin pyetje rreth ligjshmërisë së këtij akti si vullnet i njerëzve”, deklaroi Osmani.

Ajo më pas bashkëngjiti edhe një pjesë të opinionit rreth kësaj çështje të gjykatësit brazilian Trinidade që ishte në favor të shpalljes së pavarësisë së Kosovës./Insajderi.com