Osmani e quan “eksperiment” Hotin në Bruksel

Osmani e quan “eksperiment” Hotin në Bruksel

“Një eksperimentim”.

Kështu e ka konsideruar Vjosa Osmani faktin që bashkëpartiaku i saj, tash kryeministër i Kosovës, Avdullah Hoti, është udhëheqës i delegacionit të Kosovës në bisedimet në Bruksel, njofton Insajderi.

Sidomos tash kur po flitet për afrimin kah fundi të këtij dialogu dhe një marrëveshje finale, Osmani pohon se pos që është eksperimentim, është edhe e rrezikshme të dërgohet për ballë Aleksandër Vuçiq, dikush që s’ka haber se si janë zhvilluar këto procese në të kaluarën.

“Eksperimentim është. Dhe është rrezik të shkohet me eksperimentime”, ka deklaruar Osmani në Rubikon të Klan Kosovës, kur është pyetur për Hotin dhe fuqinë e tij në dialog.

“Përballë e ka një president që e ka mbuluar këtë fushë që një dekadë. (Hoti) nuk ka qenë i përfshirë në asnjë proces të shtet-ndërtimit”, ka deklaruar Osmani.

“S’ka përvojë as për procesin e Pakos së Ahtisaarit dhe koncesionet që janë bërë në atë kohë”, shtoi, pos tjerash, kryetarja e Parlamentit të Kosovës.\Insajderi.com