Osmani e uron Bidenin pas inaugurimit si president i SHBA-së

Osmani e uron Bidenin pas inaugurimit si president i SHBA-së

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Joe Biden me rastin e inaugurimit si president i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Insajderi.

Osmani është shprehur e bindur se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur për president dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për tërë globin.

“Në krye të shtetit tonë aleat, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, presidentja në detyrë ka thëë se “raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale”./Insajderi.com