
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Blerim Vela si shef të stafit të Presidentes.
Osmani e ka përshkruar Velan si një person që ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e qeverisjes demokratike, politikës së jashtme dhe parlamentarizmit.
“Ka punuar kryesisht me organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në, UNDP-në dhe Këshillin e Evropës. Ai ka këshilluar parlamentet dhe qeveritë e vendeve të ndryshme në Evropë Lindore, Lindje të Mesme, Azi Qendrore, Kaukaz, Karaibe dhe Ishujt e Paqësorit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Vjosa Osmani më 4 prill është zgjedhur president e Kosovës me 71 vota të deputetëve. /Insajderi.com
Blerim Vela është emëruar sot Shef i Stafit të Presidentes.
Blerim Vela ka përvojë profesionale 20 vjeçare në fushën e…
Posted by Vjosa Osmani on Wednesday, 7 April 2021