Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje mërgimtarëve të cilët jetojnë në Zvicër që të vaksinohen kundër Coronavirusit, ndërsa ka fajësuar autoritetet zvicerane që një pjesë e tyre nuk janë imunizuar.
Mediumi zviceran “Blick” shkruan se spitalet atje po ankohen për numër të lartë të pacientëve të infektuar, shumica prej të cilëve thotë se e kanë marrë virusin jashtë vendit – veçanërisht në Kosovë.
Ndërsa Osmani, në një intervistë për këtë medium, u ka bërë thirrje kosovarë që jetojnë në Zvicër të vaksinohen, por gjithashtu ka “qortuar” autoritet atje.
“Ju bëj thirrje kosovarëve këtu në Zvicër, por edhe në Kosovë: ‘Ju lutemi të gjithë të vaksinoheni! Ky është opsioni i vetëm për t’u marrë me këtë pandemik”.
E pyetur nëse ndihet fajtore që të kthyerit nga Kosova “e sollën virusin në Zvicër”, ajo është shprehur se “është detyrë e autoriteteve zvicerane t’i bindin qytetarët me rrënjë të huaja të vaksinohen”.
“Ju flisni për emigrantët kosovarë në Zvicër. Ata janë qytetarë të vendit tuaj të cilët do të ishin vaksinuar në Zvicër. Thjeshtë detyrë e autoriteteve zvicerane të bindin njerëzit me rrënjë të huaja që të vaksinohen. Të gjithë këta njerëz duhet të ishin vaksinuar në Zvicër para se të udhëtonin në Kosovë. Ne kishim një nga nivelet më të ulëta të infeksionit deri në gusht, dhe numri i infeksioneve u rrit ndjeshëm me mysafirët e pushimeve nga Zvicra dhe vendet e tjera”./Insajderi.com