
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel, për shërbimin dhe miqësinë e tij të çmuar për Kosovën, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, ushtruesja e detyrës së Presidentes, thotë se vendosmëria e Engel për mbështetje dhe shtetndërtimin e Kosovës ishin të domosdoshme.
“Faleminderit për shërbimin dhe miqësinë tuaj të çmuar, Kongresmen Eliot Engel”, ka shkruar ajo.
“Njohja juaj e nevojës për drejtësi dhe vendosmëria juaj në mbështetjen e shtetndërtimit të Kosovës ishin të domosdoshme. Njerëzit tanë janë përjetësisht mirënjohës dhe ju urojmë çdo të mirë në përpjekjet tuaja të ardhshme”, ka thënë tutje Osmani. /Insajderi.com