
Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon për letrën që ajo, bashkë me deputetë të tjerë, i kanë dërguar kancelares gjermane, Angela Merkel, ku kërkohet përqendrim më i madh dhe angazhim për liberalizimin e vizave për Kosovën, njofton Insajderi.
“Thellësisht falënderuese për Viola von Cramon dhe deputetët e tjerë që kanë ngritur çështjen e pritjes së gjatë të vizave për Kosovën tek Angela Merkel. Siç e theksojnë edhe ata në letër, Kosova i ka plotësuar kushtet. Tani BE-ja duhet ta mbajë premtimin”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Von Cramon ia ka kthyer Osmanit duke i thënë se “shpresoj se do të jemi të suksesshëm këtë herë. Ka ardhur koha për Kosovën”./Insajderi.com
Always a pleasure 🙂 hopefully, we will be successful this time. It‘s about time #Kosovo #Kosova #VisaLiberalisation https://t.co/A4Kx5kLYUi
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) June 29, 2020