Osmani: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata

Osmani: Fehmi e Xhevë Lladrovci janë thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar heronjtë e rënë 22 vjet më parë, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, njofton Insajderi.

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, është publikuar shkrimi me të cilin është përkujtuar kjo ditë nga kryekuvendarja Osmani, për çka thotë se Fehmi e Xhevë Lladrovci janë shndërruar në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë.

“Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata!

Kujtim përherë për Xhevën e Fehmiun dhe për të gjithët gratë e burrat dëshmorë që e bën të mundshme lirinë tonë”, thuhet tutje në njoftim. /Insajderi.com