Osmani flet pas përplasjes me Vuçiqin

Osmani flet pas përplasjes me Vuçiqin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas përfundimit të Samitit të Brdo-Brijun në Slloveni.

Ajo ka treguar për RTK mbi përplasjen që kishte sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vuçiq insistonte që ndryshimi i kufijve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t’ju lihen vetëm shtetet anëtarëve që janë pjesë e OKB-së”, ka thënë Osmani.

Sipas saj, përplasja ka ndodhur kur ajo dhe Shefik Xhaferoviq, anëtar i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, kanë folur për krimet që Serbia ka kryer në Kosovë dhe në Bosnje.

“Kur ne folëm për këto krime, aty ndodhi kundërshtimi i Vuçiqit. Ne folëm qartë për krimet e kryera edhe në Bosnje edhe në Kosovë dhe kjo o pengoi Vuçiq”, tha Osmani, duke shtuar se kundërshtimi i krimeve nuk duhet të ishte qasje e Serbisë.

“Unë isha e qartë që Serbia do të ecë përpara vetëm kur e pranon shtetin e Kosovës dhe vetëm kur i vë prapa grilave kriminelët. Vuçiq kishte qasje tjetër dhe kjo është për të ardhur keq”, tha Osmani.

E para e Kosovës po ashtu tha se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbet peng i kësaj qasjeje të Serbisë dhe duhet të ecë përpara.

Për përplasjen Osmani-Vuçiq, ka shkruar edhe gazetari boshnjak, Aleksandar Brezar, i cili tha se në takimin e tyre të parë, presidentët e Kosovës dhe Serbisë kishin tensione, derisa sipas tij, ka raporte se “toni ndaj Vjosa Osmanit ishte përçmues, si nga personat e brendshëm ashtu edhe në një deklaratë publike nga anëtari i presidencës Kroate të Bosnjës, Zeljko Komsic”.

“Të brendshmit në një takim të mbyllur Brdo-Brioni thonë se kishte tensione midis presidentit të Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç se po përgatitej një deklaratë e përbashkët”, ka shkruar ai.

Osmani këmbënguli se formulimi “kufijtë e anëtarëve të KB janë të paprekshëm” përjashton Kosovën.

Siç thotë gazetari boshnjak në shkrimet e tij të publikuara në Twitter, presidenti kroat dhe ai slloven nuk kanë reaguar për këtë përplasje e mandje nuk e kanë mbrojtur Osmanin sa i përket pretendimeve të saj rreth anëtarëve të KB-së. /Insajderi.com