Osmani flet për zgjedhjet, uron fituesit dhe pret realizim të premtimeve

Osmani flet për zgjedhjet, uron fituesit dhe pret realizim të premtimeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vlerësuar kulturën e lartë demokratike, e treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Nëpërmjet një komunikate për medie, të lëshuar nga Zyra e Presidencës, thuhet se Kosova ka dëshmuar demokraci të konsoliduar që është e aftë të organizojë zgjedhje si dhe është shembull për rajonin, shkruan Insajderi.com.

Zgjedhjet lokale 2021

“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë”, thuhet në komunikatë.

Osmani falënderoi qytetarët për kulturën e lartë, e dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe ua uroi fitoren kandidatëve fitues, duke uruar po ashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve.

Presidentja, falënderoi institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë, si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar./Insajderi.com