realitete dhe konspiracione

Osmani: Frika për shkëmbim territoresh ka bazë reale

Vjosa Osmani thotë se mund të ketë shkëmbim territoresh. Kjo frikë ka bazë reale. Është diskutuar dhe deklaruar edhe në nivele presidentësh.

Osmani: Frika për shkëmbim territoresh ka bazë reale

Në emisionin A-Show me Adi Krastën, kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se “frika e një shkëmbimi të mundshëm ka bazë reale. Edhe pse kjo çështje në disa raste është hiperbolizuar, në përgjithësi rreziku qëndron”, njofton Insajderi.

Ajo më pas ka shtuar se “diskutime për ndarje territoresh janë bërë edhe në nivele të larta të përfaqësimit. Janë presidentë që kanë folur, ka deklarime e nënshkrime rreth kësaj çështje”.

Vjosa Osmani ka një kohë që ka shfaqur në publik frikën e një shkëmbimi të mundshëm të territoreve, e ku ajo mendon se presidenti Hashim Thaçi është bartës i kësaj ideje. /Insajderi.com