Ushtruesja e detyrës së presidents, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Holokaustin, me ç’rast ka riktheksuar se gjenocidi ndaj hebrenjve është barbaria më e madhe që njeh historia njerëzore deri më sot, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo është shprehur se nuk mund ta njohë askush më shumë dhimbjen se sa popujt që përjetuan fate historike të ngjashme.
“Sot, duhet ta kujtojmë dhe të ndihemi krenar për ndihmën të cilën shqiptarët i dhanë komunitetit hebraik në vitet e trishtimit. E përderisa kujtojmë kalvarin e hebrenjve, nuk ka si të mos përmendet edhe ndihma e shtetit izraelit ndaj kosovarëve të dëbuar dhunshëm në luftën e vitit 1999”.
Ajo theksoi se në botë mbijetojnë vetëm miqësitë ndërmjet popujve e shteteve.
“Kosova, shqiptarët, Izraeli dhe izraelitët prej kohësh kanë ndërtuar urat e miqësisë”./Insajderi.com