Osmani: Haradinaj nuk mund t’i sigurojë as 30 nënshkrime

Osmani: Haradinaj nuk mund t’i sigurojë as 30 nënshkrime

Kandidatja në Detyrë për president, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Ramush Haradinaj nuk i ka as 30 nënshkrime nënshkrime për t’u shpallur president.

“Haradinaj nuk është kandidat për president sepse nuk i ka 30 nënshkrime për t’u kandiduar. Ata [AAK] edhe në ëndrrat e tyre më të mira do t’i kenë 20 nënshkrime”, tha Osmani në Rubikon.

Osmani deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje do t’i fitojë mbi 60 deputetë.

“Ajo çfarë mund të garantoj është që unë do të bashkëpunoj edhe me zotin Haradinaj edhe me të tjerët për çdo proces. Ne do t’i kemi 2/3 e votave në Kuvend. Qëllimi jonë është që t’i marrim mbi 60 deputetë”. /Insajderi.com