Ushtruesja e Detyrës së postit të presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga NATO dhe Bashkimi Evropian që të reagojnë ndaj një ‘kërcënimi’ të Serbisë ndaj Kosovës.
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se “nëse nuk ka zgjidhje përmes dialogut me Kosovën, mund të ketë konflikt.
Kjo për Osmanin është kërcenim për një luftë të dhunshme.
“Pres nga BE dhe NATO t’i përgjigjen këtij kërcënimi për një luftë të dhunshme, të bërë nga Vuçiq”, ka shkruar Osmani në Twitter. /Insajderi.com
I expect the European Union & NATO to respond to this threat for a violent war, made by Vucic. https://t.co/Pcalosdf9x
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniMP) November 12, 2020