Osmani i ofron mbështetjen Kroacisë: FSK-ja e gatshme kurdo që është e nevojshme

Osmani i ofron mbështetjen Kroacisë: FSK-ja e gatshme kurdo që është e nevojshme

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, përmes një letre dërguar Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç, ka ofruar mbështetjen e Kosovws pas tërmeteve që kanë goditur Kroacinë, njofton Insajderi

Në cilësinë e Komandantes së Përgjithshme të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Osmani ka thënë se i ka ofruar mbështetje Milanoviç, kurdo dhe kudo që kërkohet.

“Ndërsa Kroacia dhe njerëzit e saj përballen me pasojat e tërmeteve të njëpasnjëshme, në cilësinë e Komandantes së Përgjithshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, unë i dhashë mbështetjen tonë Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviç ku dhe kur të kërkohet”, ka shkruar Osmani në Twitter, ndërsa ka publikuar edhe letrën drejtuar kreut të shtetit kroat, menjëherë pas tërmeteve.

Ndryshe, Ministria e Brendshme e Kroacisë konfirmoi sonte se në tërmetin e sotëm shkatërrues me fuqi 6,2 ballë me epiqendër afër Petrinjes, gjashtë persona humbën jetën, të paktën gjashtë të tjerë u plagosën rëndë, dhe kërkimi në rrënoja është ende duke vazhduar./Insajderi.com