Osmani i përgjigjet akuzave të Haxhiut

Osmani i përgjigjet akuzave të Haxhiut

Mes debateve për Projektligjin për buxhetin e vitit 2021, kishte vend edhe për një debat tjetër, njofton Insajderi.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, për ato që i tha dje në seancë, ku akuzoi Osmanin për ndarje të pagës së 13-të për punonjësit e Kuvendit dhe se merr dy paga.

“Z. Deputet, vetëm pse unë ju lejoj me marrë fjalën nuk do të thotë që duhet me e keqpërdor dhe e di që jemi në prag të fushatës dhe u kisha lutur që të respektoni vendimin e seancës. E dyta, ju dje keni shpif në foltore, duhesh me e pyet grupin tënd parlamentar se si janë marrë ato vendime. Tjetra ju keni thënë se i marr dy paga që është gënjeshtër, tjetra keni shpifur kur keni thënë se unë marr rrogë të 13-të”, ka thënë Osmani.

Pas kësaj, deputeti Haxhiu e kërkoi fjalën, por nuk iu dha nga Osmani.

“Ju keni folur e shpifur dje, pa qenë unë e pranishme”, tha Osmani./Insajderi.com