Osmani i reagon Daçiqit për krimet serbe në Kosovë

Osmani i reagon Daçiqit për krimet serbe në Kosovë

Ushtruesja detyre e presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryetarit të Parlamentit serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se “Bill Clinton dhe Medeline Albrigh, gënjyen se serbët kryen e masakra e vranë civilë në Kosovë”.

Në një shkrim në Twitter, Osmani tha se deklaratat e tilla nga udhëheqësit serbë janë të neveritshme dhe çnjerëzore, njofton Insajderi.

“Edhe një herë ne shohim udhëheqës serbë që spastrojnë gënjeshtra dhe mohojnë krimet e luftës. Duke thënë se Presidenti Albright gënjeu botën kur ata ndanë historinë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb në ‘99 është e pa tolerueshme, e neveritshme dhe çnjerëzore”, ka shkruar Osmani.

Daçiq kishte thënë se të gjithë janë të kënaqur që Eliot Engel nuk do të jetë më në Kongres, dhe paraqitja e ish-Sekretares Medeleine Albright provokoi zemërim tek Serbët, sepse ajo ishte në administratën e Bill Clintonit që “vranë njerëz këtu për Shqipërinë e Madhe”./Insajderi.com