Osmani i reagon Gashit: Mu drejtove ‘a je normal’

Osmani i reagon Gashit:  Mu drejtove ‘a je normal’

Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka quajtur Qeverine Hoti si, “Qeveria Koti”, duke bërë që shefi grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gaashi, kërkoi që deputeti të përjashtohet pasi ka përdorur gjuhë joparlamentare.

Gashi, kërkoi nga Osmani qe ta shikojë rregulloren e Kuvendit për gjuhën joparlamentare.

Por, Osmani u kundërpërgjigj Gashit duke e pyetur se a ishte gjuhë parlamentare ku para 20 personave u drejtove kah unë me “a je normal”?.

“Unë do të kërkoj nga komisioni përkatës që të sqarojë se a është shkelje apo jo. Por këtu para 20 dëshmitarëve që mu drejtuat ju, do të kërkojë sqarim që britma juaj ndaj meje “a je normal”, do të vërtetohet se a është në kundërshtim me rregulloren a jo. Unë personalisht do të përkujdesem për këtë që nëse fjala koti është jashtë shkelje parlamentare dhe fyerje dhe do të kërkoj që asnjë deputetë të mos e përdor këtë fjalë”, ka deklaruar Osmani. /Insajderi/