Osmani i uron shërim të shpejtë senatorit amerikan Bob Dole

Osmani i uron shërim të shpejtë senatorit amerikan Bob Dole

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë senatorit amerikan Bob Dole, i cili u diagnostikua me kancer në mushkëri, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në Twitter, Osmani uroi shërim të shpejtë për 97 vjeçarin.

“E pikëlluar me lajmin rreth diagnozës së senatorit Bob Dole. Populli i Republikës së Kosovës dhe unë, ju urojmë shërim të shpejtë. Lutjet tona janë me ju”, shkroi Osmani në Twitter.

Dole gjatë ditës së djeshme njoftoi se do të nisë trajtimin të hënën.

“Derisa kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, ka shkruar ai.

Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990. /Insajderi.com