Osmani ia kërkon dorëheqjen Dakës

Osmani ia kërkon dorëheqjen Dakës

Në takimin e mëngjesit të së hënës, presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor që të japë dorëheqje.

Burime të Insajderi.com bëjnë me dije se Osmani i ka kërkuar Dakës dorëheqjen nga pozita udhëheqëse, brenda institucionit të KQZ-së, me arsyetimin e “tensionimit të mbledhjeve, nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Sipas burimeve Daka nuk e ka pranuar këtë propozim të Presidentes me arsyetimin se “kjo kërkesë ka ardhur vetëm nga një subjekt politik”.

Osmani përveç kërkesës për dorëheqje, e ka edhe opsionin e shkarkimit të Dakës.

Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, neni 61, pika 5 thotë se “Mandati i Kryesuesit të KQZ-së apo cilitdo anëtarë të KQZ-së mund të ndërpritet përmes dorëheqjes ose nga Presidenti i Kosovës me efekt të menjëhershëm”./Insajderi.com