Osmani: Informacionet rreth njohjeve potenciale e dëmtojnë Kosovën

Osmani: Informacionet rreth njohjeve potenciale e dëmtojnë Kosovën

Nuk bën që njohjet potenciale të bëhen publike, vlerëson presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Këtë e tha të enjten gjatë një konference për media bashkë me homologun e tij kroat, Zoran Milanoviq.

Ish-ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shkruar publikisht se një shtet afrikan do të udhëtojë për Prishtinë, pikërisht për ta njohur Kosovën shtet.

Megjithatë, një veprim e tillë është i dëmshëm për Kosovën, sipas presidentes.

“Një veprim i tillë dëmton interesin e vendit. Dua të shpresoj që askush në Kosovë pavarësisht pozitës që ka, nuk ka një qëllim të tillë. Unë bashkëpunoj me të gjitha institucionet dhe funksionarët që i ndihmojnë Kosovës në aspektin e njohjeve”, tha Osmani.

Po ashtu, shtoi se “Kroacia është partneri kyq i Kosovës në rrugën euroatlantike”.

Aty në konferencë është folur edhe për shtetet e Bashkimit Evropian që ende po rezistojnë ndaj realitetit; njohjes së Kosovës shtet.

Megjithatë, presidenti kroat u zotua se do ta ndihmojë Kosovën në procesin e ndërkombëtarizimit. /Insajderi.com