Osmani: Jam e gatshme të debatoj me Mustafën kudo dhe kurdo

Osmani: Jam e gatshme të debatoj me Mustafën kudo dhe kurdo

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka komentuar deklaratën e fundit të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, që kishte të bënte me të, njofton Insajderi.

Siç thotë Osmani, ajo nuk dëshiron të merret fare me qëndrimet e tij, ndërsa shtoi se nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune, ajo nuk përton.

Madje Osmani tha se është e gatshme që të debatoj me të në cilëndo media nga cilido moderator.

“Nuk dua të ndalem më shumë te kjo përplasja e fundit. Nuk jam marrë fare me qëndrimet e tij. Ajo që e tha së fundmi është teper e ulët, nuk e kuptoj si njerëzit përreth tij nuk i thonë se është një absurditet që askush nuk do të ja falë. Nëse ai dëshiron t’i hyjë kësaj pune unë nuk përtoj. Ai më njeh shumë gjatë dhe e di se padrejtësitë nuk i duroj. Absolutisht në cilëndo kohë dhe në cilindo moment, në cilëndo media nga cilido moderator jam e gatshme të debatoj”, ka thënë Osmani në Syri TV. /Insajderi.com