Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, tha se shpenzimet e saj janë tridhjetë fish më të ulëta sesa të paraardhësëve saj.
Të shtunën “u raportua”, se Osmani ka shpenzuar 1 mijë euro për tri ditë, gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri.
Këto raportime e para e shteti i quajti “propagandë e ulët”.
“Nuk i kam marrë unë 1 mijë euro, por ashtu siç përcaktohet me ligj, të gjithë anëtarët e delegacionit nga presidenca (sepse kemi qenë diku rreth 8, e jo vetëm unë) kanë marrë nga 39 euro në ditë mëditje, të cilat e kanë krijuar totalin që po përmendet”, shkroi Osmani në Facebook.
Ajo shtoi së “propagandës” do t’i përgjigjet me fakte duke publikuar edhe shpenzime të tjera krahasuese. /Insajderi.com
Të dashur qytetarë,
Gjatë ditëve në vijim, ashtu siç ka ndodhur shpeshherë deri më tani, do të përballeni me një sërë…
Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, 2 January 2021