Osmani: Kamenica është e gatshme për ndryshim

Osmani: Kamenica është e gatshme për ndryshim

Kandidatja për presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se Kamenica është e gatshme për ndryshim.

Gjatë një vizite elektorale në Kamenicë bashkë me Albin Kurtin, tha se do ta marrin besimin e qytetarëve me 14 shkurt.

“Kamenica e gatshme për ndryshim. U zotuam se me një shumicë parlamentare që do ta marrë besimin më 14 shkurt do ta bëjmë të mundshme një perspektivë, në të cilën shteti është përveç se garantues edhe lehtësues i jetës së qytetarëve”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare do të mbahen këtë të diel – ndërsa subjektet politike po vazhdojnë takimet elektorale nëpër qytete të ndryshme. /Insajderi.com

 

Kamenica e gatshme për ndryshim. U zotuam se me një shumicë parlamentare që do ta marrë besimin më 14 shkurt do ta bëjmë…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 8 February 2021