Osmani: Kemi bërë pak për fëmijët me nevoja të veçanta

Osmani: Kemi bërë pak për fëmijët me nevoja të veçanta

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se kanë bërë pak për fëmijët me nevoja të veçanta, njofton Insajderi.

“Kemi bërë pak, kemi bërë jashtëzakonisht shumë pak për t’ia garantuar një jetë të dinjitetshme këtij komuniteti në vendin tonë”, tha ajo.

Ajo deklaroi në Kuvendin e Kosovës se vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara shkojnë në shkollë.

“Kjo është e pafalshme. Është e pafalshme që përafërsisht vetëm 10% të fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë mësimin në shkolla publike të rregullta në Kosovë. Ndërkaq pothuajse 90% e tyre kanë mbetur jashtë shkollave”, tha Osmani. /Insajderi.com