Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në Samitin Vjetor për Bashkëpunim të Evropës Juglindore se Bashkimi Evropian duhet ta mbajë premtimin – të liberalizojë vizat për Kosovën.
“Bashkimi Evropian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave për qytetarët e vendit tonë, por edhe për integrim më të shpejtë të të gjitha vendeve të rajonit në BE”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur edhe për procesin e integrimeve evropiane.
“Republika e Kosovës ka krijuar besim të qartë se integrimi euroatlantik është synim i qytetarëve të saj, por ne duam të sigurohemi që ky proces do të përshpejtohet, për ta garantuar paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe për ta rritur mirëqenien e qytetarëve të rajonit”.
Osmani ka kërkuar nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovës – ta bëjnë këtë.
Deklaratën e presidentes së Kosovës e ka marrë si “provokim”, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. /Insajderi.com