Osmani kërkon përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës

Osmani kërkon përfshirjen e Konventës së Stambollit në Kushtetutën e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar që Konventa e Stambollit që përcakton barazinë gjinore të bëhet pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

Përkrahja ndaj këtij amendamenti, kryeparlamentarja Osmani tha se është ndaj vetë-vetës e jo ndaj grave dhe vajzave të reja.

Ajo në seancën e sotme tha se kjo konventë përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de-defekto.

“Konventa e Stambollit e cila është pjesë e këtij amendamenti përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de defekto. Preambula e kësaj konvente e njeh natyrën strukturore të një dhune të tillë e cila është shkak dhe pasojë e marrëdhënieve të pabarabarta mes grave dhe burrave dhe kufizon përparimin e grave në cilëndo shoqëri. Për të kapërcyer pabarazinë konventa kërkon nga shtetet të zbatojnë politika të barazisë gjinore por edhe të fuqizojnë gratë”, tha ajo. /Insajderi.com