Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me aksionin e së mërkurës në veri të vendit i zhvilluar nga Policia e Kosovës, duke thënë se “krimi nuk ka etni”.
Sipas saj, çdokush që është kundër këtij operacioni të PK-së “është në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian”.
Tutje, është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e kampromis.
“Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës”./Insajderi.com