Pasi ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq fliste për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i erdhi përgjigja nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila e sugjeroi “të mos mbante ligjerata”.
“Selakoviq mos na mbani ligjërata për këtë sepse Serbia po i injoron pjesët Ligjore të Marrëveshjes së Brukselit. Strukturat kriminale kanë vazhduar me terror dhe nuk i kanë lejuar të vazhdojnë serbët e Kosovës që të integrohen”.
Presidentja e Osmanit foli edhe për aksionin e Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave, aksion që Beogradi përpiqet ta paraqesë si “sulm ndaj serbëve”.
“Më lejoni që të jem e qartë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit në veri dhe jug nuk është e negociueshme. Tetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar, gjashtë kanë qenë. Të gjithë kanë qenë në dijeni që ky ka qenë një veprim ligjor, ambasada e SHBA-ve, KFOR-i dhe QUINT-I”, ka thënë Osmani.
Pos përgjigja ndaj Selakoviqit, Osmani ka folur edhe për presidentin aktual, Aleksandër Vuçiq – ia kujtoi përfaqësuesve të shteteve se “Vuçiq ishte ministër i Millosheviqit”.
Madje, Osmani paralajmëroi se një ditë “Kosova do të jetë pjesë e OKB-së”.
“E ardhmja jonë është e ndritur dhe një ditë do iu bashkohemi në tavolinë”, vazhdoi presidentja.
Osmani tutje ka folur edhe për sakrificën e popullit të Kosovës. Ajo ka përmendur edhe xhudistet e suksesshme të Kosovës.
“Ne kemi kaluar shumë, sakrifica jonë ka qenë shumë e madhe që të kthehemi mbrapa, andaj shohim para”.
“Personat në Kosovë qëndrojnë për të gjithat vlera për mirëqenie. Sot ata besojnë që të kemi gjithëpërfshirje të barabartë, ne po bëjmë gjithçka që të kthejmë besimin në realitet”.
“Më lejoni të kërkoj nga ju qe të mbani mendjen dhe zemrën e hapur për Kosovën, neve na leni punën tjetër, ne do ta bëjmë punën e duhur në bashkëpunim me vendet aleate”.