Presidentja e sapozgjedhur e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar Masakrën e Rezallës në 22 vjetorin e saj, teksa ka premtuar se nuk do të ndalet së kërkuari vendosjen e drejtësisë, njofton Insajderi.
Në një postim në Facebook, Osmani ka theksuar se liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur përgjegjësit dhe ekzekutuesit të vihen para drejtësisë!
“22-vjet pas, nevoja për drejtësi riaktualizohet, duke u bërë përpjekje e vazhdueshme e institucioneve të vendit. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari vendosjen e drejtësisë për njerëzit tanë sepse ata u privuan nga jeta, vetëm pse ishin shqiptarë. Liria dhe paqja kanë kuptim vetëm kur përgjegjësit dhe ekzekutuesit të vihen para drejtësisë!
Masakra e Rezallës është dhimbje e jona e vazhdueshme, kujtesë historike dhe sakrifica për lirinë e vendit!”, ka shkruar ndër të tjera ajo./Insajderi.com
Drejtësi për Rezallën!
Në Rezallë, më 5 prill të vitit 1999, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë rrethuan shtëpitë…
Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, April 5, 2021