
Kandidatja për presidente nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për besimin e dhënë në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke shtuar se kur “forcat bashkohen atëherë qytetarët vulosin këtë me besim”.
Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 438 mijë e 334 vota, ndërsa Osmani mbi 300 mijë për këtë ajo tha se “zëri qytetarëve kumboi fuqishëm si kurrë më parë”.
“Sado e vështirë e me pengesa që ishte kjo rrugë, ju kurrë nuk na latë vetëm. Ishit e mbeteni fuqia jonë më e madhe, ata që na dhatë vullnet në kohë jo të lehta, e entuziazëm e shtytje përpara në kohë të mira”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani premtoi se do ta kthejnë atë që po e kërkojnë qytetarët; zhvillimin.
“Nuk ka asgjë më të shenjtë e asnjë përgjegjësi më të rëndësishme se sa ky besim i marrë nga secili prej jush, prandaj do të punojmë që ta kthejmë atë në interes e zhvillim të vendit duke i përfaqësuar të gjithë qytetarët tanë pa dallim. Besimi juaj do të jetë udhërrëfyesi ynë në këtë drejtim”. /Insajderi.com
Kur bashkojmë forcat për vendin tonë të dashur e nuk ndahemi nga e drejta, qytetarët e Kosovës gjithnjë e vulosin këtë…
Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, 4 March 2021