Osmani: Kurtit iu ndalua kandidimi sikur në Bashkimin Sovjetik

Osmani: Kurtit iu ndalua kandidimi sikur në Bashkimin Sovjetik

Presidentja në Detyrë, Vjosa Osmani, ka thënë se Kurtit i është ndaluar kandidimi për deputet sikur në kohën e Bashkimit Sovjetik.

Ajo tha se në atë sistem “kundërshtarëve politikë iu ndalonin kandidimi në emër të zbatimit të ligjeve”, përcjell Insajderi.

“Mënyra se si po keqpërdoret kjo më ngjan me BRSS, ku kundërshtarëve politik iu ndalohet të kandidojnë, duke u thirrë në atë që po zbatojnë ligjet”, tha Osmani në Klan Kosova.

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese ka bërë që Albin Kurtit t’i ndalohet kandidimi për deputet shkak i një dënimi me burgim për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. /Insajderi.com