Osmani: Liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë

Osmani: Liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë, përcjell Insajderi.

Osmani në një status në Facebook, ka shkruar se e vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithë shoqërisë.

Tutje presidentja, ka deklaruar se duhet inkorajuar mediat të vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm.

“Liria është atribut i gjendjes së natyrshme, siç duhet të jetë edhe Liria e Shtypit”, shkruan Osmani.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, dua ta shprehë konsideratën time për mediat profesionale e të guximshme. Dua t’i inkurajoj ta vazhdojnë përpjekjen e tyre për raportim të drejtë e të paanshëm, ngase liria e shtypit është parakusht themelor për funksionimin demokratik të shoqërisë”.

“Të një shoqërie ku çdo ditë krijojmë hapësirë për ta dëgjuar mendimin ndryshe dhe ku secili ndihet i lirë ta thotë atë që e mendon.Media/gazetarë të nderuar, urime dita juaj! Hulumtoni, siguroni prova, nxirrni konkluzione në bazë të tyre. E vërteta duhet të jetë kauzë e përhershme e të gjithëve”, ka pohuar ajo./Insajderi.com