Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se 22 vjet më parë, forcat serbe zbrazën egërsinë e tyre kundrejt të burgosurve shqiptarë në Burgun e Dubravës, fillimisht duke i torturuar e pastaj duke i ekzekutuar 150 dhe plagosur afro 300 prej tyre, shkruan Insajderi.
Ajo në Facebook ka shkruar se masakra në Burgun e Dubravës është njëra ndër dëshmitë rrëqethëse të krimeve nga regjimi gjenocidal serb, “e cila ende nuk ka marrë një përgjigje nga instancat e drejtësisë”.
Osmani tutje, ka thënë se një kallëzim penal është dërguar ndër vite nga Shoqata e të Burgosurve Politik, por ende nuk ka epilog.
“Përkushtim i yni mbetet që dëshmitë e të mbijetuarve për këtë krim të mund të adresohen dhe drejtësia ta thotë fjalën e vetë, si një parakusht për paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Osmani./Insajderi.com