
Me gjithsej 300 mijë e 788, kandidatja për deputete nga lista e Lëvizjes Vetëvendsoje, Vjosa Osmani, ka arritur rekordin e votave të marra në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Me gjithsej 300 mijë e 788 vota të fituara, Osmani renditet si kandidatja më e votuar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse në këto zgjedhje të parakohshme nacionale.
Kështu bëri të ditur kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, derisa njoftoi për rezultatet e përgjithshme përfundimtare të këtyre zgjedhjeve.
Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht është njeriu më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë që prej kur ato organizohen me lista të hapura. /Insajderi.com