Osmani me Ramën zhvillojnë takim të mbyllur për medie

Osmani me Ramën zhvillojnë takim të mbyllur për medie

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, është duke e zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njofton Insajderi.

Takimi është i mbyllur për medie të cilat nuk u lejuan të marrin as pamje për shkak të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ky takim vjen në kuadër të vizitës tre ditore të u.d së Presidentes kosovare në Shqipëri.

Ndërkaq, vendimin për moslejimin e medieve brenda takimite mori kryeministria e Shqipërisë. /Insajderi.com