Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e Sulejman Gashit

Osmani me telegram ngushëllimi për vdekjen e Sulejman Gashit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Sulejman Gashi, njofton Insajderi.

“Ikja e gazetarit Sulejman Gashi është një humbje e madhe jo vetëm për ju, por për gjithë Kosovën, e posaçërisht për komunitetin e gazetarëve. Ai ishte njeriu, i cili kapërceu dimensionin e të qenit vetëm gazetar. Veprat e tij do të mbeten referencë për të gjitha kohët e brezat si dëshmia më e mirë se si punohet jo vetëm për ta shpërfaqur të vërtetën! Familjes dhe komunitetit të gazetarëve, ngushëllime. Sulejman Gashi u prehtë në paqe!”, thuhet në telegramin e plotë të Osmani.

Gazetari Gashi, ka vdekur gjatë ditës së djeshme pas përballjes së gjatë prej katër vjetve me një sëmundje të rëndë.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët përmes shkrimeve në rrjetet sociale. /Insajderi.com