
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti amerikan, Joe Biden.
Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në këtë Samit, i cili do t`i zhvillojë punimet virtualisht më 9-10 nëntor dhe në të cilin do të marrin pjesë më shumë se 100 shtete nga mbarë bota.
Sipas njoftimit nga Presidenca e Kosovës, Osmani në fjalën e saj do t’i paraqes pikat kryesore të zotimeve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, bashkëpunimit ndërkombëtar në luftimin e autokracive, fuqizimit të rolit të grave në shoqëri dhe krijimin e mekanizmave për të siguruar zbatimin e zotimeve.

Shtëpia e Bardhë në Uashington
Në këtë Samit do të marrin pjesë liderë botërorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ata nga sektori privat.
Ndërkaq, është paraparë të diskutohet për forcimin e qëndrueshmërisë demokratike, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Po ashtu pritet të diskutohet për forcimin e demokracisë dhe mbrojtjen kundër autoritarizmit, mbrojtjen e institucioneve demokratike, kundërshtimin e autoritarizmit digjital dhe afirmimin e vlerave demokratike.
“Ftesa për pjesëmarrje në Samitin për Demokraci i është dërguar Presidentes Osmani nga presidenti Biden më 9 nëntor”, thuhet në njoftimin për media.
“Presidentja ka përshirë në delegacionin e saj që do të marrin pjesë virtualisht në samit edhe përfaqësues të institucioneve të tjera publike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Fjalimi i Presidentes Osmani mund të ndiqet sot prej orës 16:00 (sipas kohës lokale të Kosovës) në linkun zyrtar të Samitit në:
https://www.state.gov/official-intervention-schedule-the-summit-for-democracy/