Osmani mesazh për mërgatën

Osmani mesazh për mërgatën

U.d e presidentes, Vjosa Osmani, ka dalë me një mesazh për mërgatën e Kosovës, njofton Insajderi.

Në një videomesazh në “Facebook”, Osmani ka thënë se Kosova nuk mund të paramendohet pa mërgatën.

Ajo fillimisht ka përmendure kontributin e mërgatës që nga vitet 80-ta, angazhimin e saj për lirinë dhe luftën çlirimtare.

Tutje Osmani ka vazhduar duke e njohur kontributin e mërgatës në shtetndërtimin e Kosovës.

“Prej kur Kosova u bë shtet, ju mërgatë e dashur vazhdoni të jeni frymëmarrje për secilën familje kosovare, sikurse edhe për vet shtetin. Kosova nuk mund të paramendohet pa ju”, u shpreh ajo.

Në fund ajo ftoi mërgimtarët që të ndajnë kohë dhe të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Mërgatë e nderuar, periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës do të përfundojë më 21 janar 2021, në orën 18:00 sipas kohës lokale në Kosovë. Ndani pak kohë nga angazhimi juaj i çmueshëm duke u regjistruar për votim në mënyrë që më 14 shkurt me votën tuaj ta mbani dhe forconi lidhjen tuaj me atdheun. Më 14 shkurt, mërgatë e dashur, ju keni mundësinë që me votën tuaj të jepni kontributin për një Kosovë më të mirë”, tha ajo./Insajderi.com