Osmani ndan “Urdhrin e Pavarësisë” për familjen e Ismet Rracit

Osmani ndan “Urdhrin e Pavarësisë” për familjen e Ismet Rracit

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ndarë sot familjes së Ismet Rracit “Urdhrin e Pavarësisë”, njofton Insajderi.

Osmani ka thënë se ka pasur nderin të ndaj “Urdhrin e Pavarësisë” për familjen Rraci.

“Sot, pata nderin që t’ia ndaj familjes së Ismet Rracit Urdhrin e Pavarësisë, i cili i është akorduar atij pikërisht më 23 dhjetor 2004 nga presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Ai i është dorëzuar sot familjes duke u mbështetur në vendimin e presidentit Rugova të para 16 viteve”.

Më tej, ajo ka thënë se “Urdhri i Pavarësisë u jepet personave që kanë dhënë kontribut të lartë për pavarësinë e Kosovës”.

“Ismet Rraci ishte patriot i devotshëm dhe kryetar i komunës së Klinës, themelues dhe drejtues i LDK-së në komunë. Ai u vra më 23 prill 2001”, ka thënë ajo./Insajderi.com