Osmani në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe Vuçiq

Osmani në drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe Vuçiq

Liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu edhe presidenten kosovare Vjosa Osmani kanë marrë pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të ‘Brdo-Brijumit’, të mbajtur në Slloveni.

Në tryezën e organizuar pas Samitit ka munguar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, mori pjesë në një drekë pune pas Samitit të Procesit të Brdo-Brijumit”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të presidentit malazez në Facebook, ndërsa janë publikuar edhe disa fotografi.

Ndryshe takimi i liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda ‘Brdo-Brijum’ u zhvillua në një atmosferë të tensionuar në fillim, me këmbimin e disa replikave ndërmjet presidentes Osmani dhe anëtarit boshnjak të Presidencës së Bosnje Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Insajderi.com