Osmani nënshkruan marrëveshje me USAID-in, Kosova përfiton edhe tre milionë dollarë nga SHBA-ja

Osmani nënshkruan marrëveshje me USAID-in, Kosova përfiton edhe tre milionë dollarë nga SHBA-ja

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar marrëveshje me drejtoreshën e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, sipas të cilës, Kosova përfiton tre milionë dollarë, njofton Shqip.com.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani sot ka nënshkruar amandamentin 3 të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vlera totale e grantit për Kosovën është mbi 41 milionë dollarë.

Tutje, sipas njoftimit, me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe drejtoresha e USAID-it, Zeina Salahi

“Me këtë marrëveshje synohet shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet  llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike. Gjithashtu, me të synohet përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Ndryshe, kjo marrëveshe fillimisht është nënshkruar në nëntor të vitit 2020 nga Osmani, me të cilën Kosova ka përfituar 33 milionë dollar donacion nga USAID-i.

Kurse, në maj të këtij viti, është nënshkruar edhe amandamenti 1 i marrëveshjes, i cili i ka siguruar Kosovës një shtesë financiare prej 1.6 milion dollarë amerikan./Insajderi.com