Osmani nënshkruan peticionin ‘Drejtësi për Kujtimin’

Osmani nënshkruan peticionin ‘Drejtësi për Kujtimin’

Kryetarja e Kuvendi të Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar peticionin ku kërkohet drejtësi për vrasjen e Kujtimit, njofton Insajderi.

Në profilin e saj në Facebook, Osmani, ka kërkuar fillimisht ‘Drejtësi, përgjegjësi, kërkimfalje dhe llogaridhënie për Kujtimin’, duke ftuar më pas që një iniciative të tillë t’i bashkohen dhe qytetarët tjerë të vendit.

Kujtimi Veseli – 11 vjeçar,  pjesëtar i komunitetit ashkali, është vrarë më 11 korrik 2019 si pasojë e një përdhunimi seksual në Fushë Kosovë.

Sipas Osmanit, kjo vrasje dhe heshtja ndaj këtij rasti është një  tregues se si për vite të tëra, të gjithë ne, si shtet dhe shoqëri kemi dështuar ta dënojmë̈ dhe luftojmë̈ racizmin institucional ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Prandaj, sipas Osmanit, nënshkrimi i peticionit ‘Drejtësi për Kujtimin’ është parasëgjithash i detyrueshëm në mënyrë që si shoqëri të mësohemi të kërkojmë llogari dhe të japim përgjegjësi, pa dallime racore./Insajderi.com