Osmani nesër bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Osmani nesër bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që nesër të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga zyra për media e Presidentit, nga ku njoftohet se pas homazhit Osmani do të japë deklaratë për media.

“Në orën 09:00, u.d e Presidentes së Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova”, thuhet në njoftim.

Osmani sot mori pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentit të Kosovës pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga kjo pozitë për shkak të konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale më 4 nëntor. /Insajderi.com