Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të mërkurën do të takohet me përfaqësuesit e partive politike parlamentare në vend, për të diskutuar në lidhje me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi-n këshilltari për media i Osmanit, Bekim Kupina.
“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Njëherë janë takimet, pastaj caktohet data”, tha Kupina.
Ndryshe, zgjedhjet për kryetar komunash pritet të mbahen në tetor të këtij viti.
Partitë politike në vend tashmë kanë filluar me zyrtarizmin e kandidaturave./Insajderi.com