Osmani: Nexhmije Pagarusha është shndërruar në vlerë historike për Kosovën

Osmani: Nexhmije Pagarusha është shndërruar në vlerë historike për Kosovën

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës ka filluar me një minutë heshtje mbledhja komemorative në nder të Nexhmije Pagarushës.

Të pranishëm në këtë mbledhje komemorative janë familjarët e së ndjerës Pagarusha, përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe bashkëpunëtorë të artistes Pagarusha.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, tha se Nexhmije Pagarusha ka bërë për Kosovën atë qe e bënin yjet e mëdhenj për globin.

“Mahnitesha në mënyrën se si ajo reflektonte një forcë shtytëse që një ditë të kapërcenim frikën dhe pasigurinë e ta dëshmonim ëndrrën tonë për të jetuar në një shoqëri të lirë e të barabartë. Për Kosovën ajo bëri çfarë bënin yjet e mëdhenj për të gjithë globin. Është shndërruar në vlerë historike për vendin tonë tashmë. Kjo humbje na obligon të kemi kujdes më shumë ndaj njerëzve që i japin shumë artit”, tha Osmani. /Insajderi.com