Osmani nga Deçani: Sa më parë të dihet shkaku i helmimit

Osmani nga Deçani: Sa më parë të dihet shkaku i helmimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Komunën e Deçanit, ku që nga dita e shtuna deri më sot mbi një mijë e 500 qytetarë kanë kërkuar trajtim mjekësor për shkak të helmimit, shkruan Insajderi.

Ajo ka ftuar institucionet e drejtësisë dhe hetuesisë që të trajtojnë këtë rast me urgjencë dhe të dihet shkaku i hekmit.

Me këtë rast, Osmani ka thënë se nga rezulltatet që kanë pranuar ka pasur edhe qytetarë që janë helmuar dhe nuk kanë qenë të furnizuar nga burimi i njëjtë i ujit.

“Ka edhe qytetarë që vinë nga fshatrat tjerë e  që s‘janë furnizuar nga ai burim i ujit. Përveç analizave kimike ne po i presim edhe ato biologjike që presim që brenda disa orëve të përfundojnë. Pres që institucionet e drejtësisë dhe ato të hetuesisë ta trajtojë rastin me urgjencë dhe sa më parë që të jetë e mundur ta dimë shkakun e helmimit“, ka thënë ajo.

Bashkë me Osmanin, edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka vizituar pacientët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan.

Me këtë rast ajo ka kërkuar po ashtu që të gjendet burimi i këtij infeksion.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se të gjithë qytetarët që kanë nevojë të ujit të pijshëm do t’i dal në ndihmë.

“Jemi duke u munduar që këta qytetar të furnizohen me ujë të pijes në çfarëdo rrethane më vjenë mirë sepse çdo kryetar komune dhe të gjitha institucione po ashtu edhe forcat e sigurisë janë shprehur të gatshëm që t’i dalin në ndihmë të gjithë qytetarëve që kanë nevojë për ujë të pijes”./Insajderi.com