Osmani nga Reçaku: Nuk do të heqë dorë së kërkuari drejtësi për viktimat

Osmani nga Reçaku: Nuk do të heqë dorë së kërkuari drejtësi për viktimat

Kandidatja nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, se bashku me anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial në Reçak.

Osmani ka potencuar se arsyeja që e ka vizituar këtë vend është për ta nderuar sakrificën që kanë bërë familjet e këtij fshati për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka theksuar se këtë masakër e ka kryer regjimi serb nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit dhe se ende nuk ka dhënë llogari për këtë krim.

Osmani ka thënë se nuk do të heqë dorë së kërkuari drejtësi për masakrën në Reçak.

“Lirinë që e gëzojmë sot në Kosovë është falë viktimave të Reçakut – ngjarje e cila e vetëdijësoi botën demokratike se në Kosovë po ndodhë një gjenocid”.