Osmani ngushëllon familjen Smaka

Osmani ngushëllon familjen Smaka

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për familjen Smaka me rastin e vdekjes së Riza Smakës, njofton Insajderi.

Ajo përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se lajmin për ndarjen nga jeta të profesor Smakës, e kanë marrë me dhimbje të thellë.

Osmani ka vlerësuar lartë rolin dhe kontributin e profesor Smakës në fushën e jurispodencës dhe pjesëmarrjen e tij në procese të formimit të shtetësisë së Kosovës.

Tutje ajo ka thënë se familja Smaka duhet të jetojë me kujtimin për profesorin meqë ai ka lënë mbrapa një trashëgimi të pasur arsimore dhe politike.

Në fund Osmani ka thënë se në këto çaste të vështira për familjen Smaka bashkohet me dhimbjen e tyre./Insajderi.com