Osmani nuk pajtohet me mënyrën sesi është ndërtuar projekt-ligji për vlerat e UÇK-së

Osmani nuk pajtohet me mënyrën sesi është ndërtuar projekt-ligji për vlerat e UÇK-së

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur vërejtjet e saj për projekt-ligjin për vlerat e UÇK-së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.

Osmani ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është krijuar nga populli i Kosovës dhe nuk mund të mbrohet nga populli i Kosovës, njofton Insajderi.

Përpos kësaj, Osmani ka shprehur dilema për deklaratën e UÇK-së e cila specifikon bashkimin e trojeve shqiptare.

Por, zonja e zotërinj këtu përmendet që njëra nga vlerat e UÇK-së është betimi i UÇK-së, pajtohem. Po ku është kontradikta gjatë ligjit? Betimi i UÇK-së thotë “Si pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre”. Dhe pastaj ky ligj kërkon nga zyrtari publik, i cili mund të jetë diplomat i Republikës së Kosovës, ambasador o Republikës së Kosovës, që ta mbrojë betimin i cili kërkon bashkim të të gjitha tokave shqiptare. Dhe diplomati do të jetë në dilemë a të punojë për bashkimin e tokave shqiptare, apo ta mbrojë nenin 2 të Kushtetutës së Kosovës. Pra, në qoftë se mund të sqarohet kjo çështje në ndërkohë, në mënyrë që të mos krijohet një lloj kontradikte e tillë besoj që do i ndihmonte tekstit final të ligjit”, tha ajo.

Pas fjalimit të Osmanit kanë replikuar deputetët e PDK-së, Bedri Hamza dhe Memli Krasniqi. /Insajderi.com/